Hapësira mes 'Tokës dhe Hënës' mund të bëhet ngushtica e re e Hormuzit

  • A.P /
  • 08 May 2026 - 09:00
Hapësira mes 'Tokës dhe Hënës' mund të bëhet ngushtica e re e Hormuzit

Shumë shpejt, hapësira mes Tokës dhe Hënës mund të bëhet ngushtica e re e Hormuzit. Mund të shndërrohet vërtet në zonë strategjike për të pasur nën kontroll udhëtimet drejt satelitit tonë, që do të jenë kryesisht për shfrytëzim të burimeve natyrore. U.S. Space Force sapo ka njoftuar krijimin e një zyre, që detyrë kryesore ka vlerësimin e këtij rajoni për operacione lufte dhe siguri kombëtare.

 

Hapësira mes planetit tonë dhe Hënës, pavarësisht se duket mjaft e gjerë, ka disa pika kalimi unike dhe ekskluzive, përmes të cilave duhet të kalojë i gjithë trafiku drejt saj.

Nëse do të përfundonte në duart e gabuara, të gjitha iniciativat hënore të NASA-s dhe Elon Musk, që parashikojnë ekonominë hapësinore me vlerë mijëra miliarda dollarë, mund të braktisen e të mos realizohen. Kjo është arsyeja pse kjo hapësirë, në të ardhmen e afërt, do të ketë vërtet një rëndësi të paprecedentë.

(Kosova Sot Online)