Sonda hapësinore e Evropës përfundon misionin, ulet mbi vetë kometën
Sonda hapësinore “Rosetta” e Evropës ka përfunduar misionin e saj mbi kometën “67P” dhe është ulur në sipërfaqen e akullt të vetë objektit, raporton “BBC”.
Misioni i kontrollit në Gjermani, ishte në gjendje të konfirmonte ngjarjen e cila kishte ndodhur kur humbi kontaktin në radio me sondën e cila bëri më pas uljen e planifikuar.
Gjatë misionit të saj 2 vjecar “Rosseta” ka kryer një mori fotografish me rezolucion të lartë që pritet ti mbaj të zënë shkencëtarët për dekadat e ardhshme.
Humbja e sinjalit, u përshëndet nga brohoritje dhe shtrëngime duarsh, duke u festuar si mbyllja përfundimtare e misionit.
(Kosova Sot)