Shihet një UFO në qiellin e Derbishajrit
Një çift ka mbetur i habitur pasi kishin qenë dëshmitarë të një UFO-je. Çifti anglez Graham Rock dhe Joanne Fletcher thonë se, pasi kanë qenë dëshmitarë të asaj ngjarjeje, e kanë njoftuar edhe policinë, transmeton gazeta Kosova Sot.
Edhe pse në raport thuhet se ka qenë një UFO, Graham, 47- vjeçar, thotë se ishin disa UFO, të cilët fluturonin tepër ultë për rreth një orë e gjysmë. Partnerja e tij, Joanne, 42 vjeçe, thotë: "Ne ishim duke shikuar UFO-t mbi shtëpinë tonë. Njëra prej tyre u zhduk, por më pas u kthye përsëri. Njëri nga UFO-t sillej në rreth, derisa të tjerat jo".
(Kosova Sot)