Shkencëtarët pretendojnë ekzistencën e jashtëtokësorëve që shkaktojnë rrezatim

  • 28 February 2018 - 11:05
Shkencëtarët pretendojnë ekzistencën e jashtëtokësorëve që shkaktojnë rrezatim

Jupiteri i fuqishëm dhe satelitët e tij ka kohë që kanë magjepsur shkencëtarët anembanë botës. Së fundmi një grup shkencëtarësh brazilianë kanë bërë një zbulim interesant, i cili mund t’i sjellë njerëzimit një hap më afër gjetjes së jashtëtokësorëve në planetet e largëta të sistemit tonë diellor

Studiuesit nga laboratori brazilian i dritës sinkroton të Universitetit të Sao Paolos kanë sugjeruar se sateliti i Saturnit, Evropa mund të përmbajë baktere që ushqehen me rrezatim, njoftoi revista “Science Alert”.

Sipas disa shkencëtarëve, Evropa ka elemente radioaktive të cilat mund të shërbejnë si burime energjie për mikroorganizmat e thjeshtë për ato të audaxviatorit tokësor Desulforudis, raporton “Sputnik International.

Audaksiviatori Desulforudis është një bakterim monotipik, që jeton në thellësi nga 1.5 km deri në 3 km nën sipërfaqen e tokës dhe në ujërat nëntokësore.

Këto organizma nuk kanë nevojë për dritë si marrja e energjisë duke u bazuar në reaksionin reduktues të përfshirjes së sulfatit dhe hidrogjenit, të marra si rezultat i dekompozimit të molekulave të ujit gjatë kalbjes së uraniumit, toriumit dhe izotopit radioaktiv të kaliumit.

Sipas shkencëtarëve, jeta në Evropa mund të bëhet duke u mbështetur në tre kushte: prezenca e ujit, temperatura e lartë dhe prezenca e elementeve kimike që janë të nevojshme për të ruajtur metabolizmin e organizmit.

(Kosova Sot)