Zbulohet një planet i ri në yjësinë e Keplerit

  • 24 April 2019 - 18:19
Zbulohet një planet i ri në yjësinë e Keplerit

Një planet i tretë është zbuluar në orbitën e sistemit yjorë të Keplerit, dhe ka madhësinë mes Neptunit dhe Saturnit, raporton Daily Mail.

Planeti nuk është detektuar më parë për shkak se orbita e Keplerit nuk është shfaqur deri më tani për shkak të pozitës së tij në raport me Tokën. Ky planet ka temperaturën rreth 169°C.

Kepler-47 është një yll i veçantë nga yjet e tjerë, për shkak se orbita e tij është unike dhe sillet rreth dy yjeve tjera. Ylli gjendet 3.400 vite dritë larg tokës, dhe për herë të parë ishte zbuluar në vitin 2012.

Planeti i ri, mendohet se ka një madhësi që është mes Neptunit dhe Saturnit, që do ta bënte planetin më të madh në sistemin e yllit Kepler-47.

Më parë kanë qenë të zbuluara vetëm dy planetë rreth këtij ylli, ata janë quajtur Kepler-47b dhe Kepler-47c ndërsa planeti i ri u emërtua Kepler-47d.

Ky planet nuk ka qenë zbuluar më parë për shkak të pozitës, që e bënte të pamundur të shihet, gjithashtu edhe për shkak të sinjalit të dobët, ndërkaq ai është zbuluar nga teleskopi i NASA-s me të njëjtin emër, Kepler. 

(Kosova Sot)