Letra 300 vjeçare e “djallit” deshifrohet nga shkencëtarët

  • 23 April 2019 - 18:32
Letra 300 vjeçare e “djallit” deshifrohet nga shkencëtarët

Tema që i mahnit pafund njerëzit është koncepti i djallit – apo krijesës demon e cila përmendet përgjatë gjithë historisë së njerëzimit, prej fillimit të ekzistencës.

Për dikë, djalli njihet si realitet, kurse për dikë tjetër ai shihet vetëm si një fantazi e besimeve të ndryshme dhe imagjinatë njerëzore. Një histori që po qarkullon nëpër internet, thotë se shkencëtarët italianë kanë arritur të deshifrojnë një letër e cila thuhet se përmban një kod të çuditshëm, i cili nuk ka mundur të deshifrohet që 300 vjet.

“Ky sistem nuk funksionon për askënd”, thotë motra Maria Crocifissa della Concezione. Ajo shton se njerëzit kanë shpikur Zotin, në letrën e saj të shkruar më 1676, për të cilën thotë se djalli ia pushtoi trupin dhe e bëri që ajo ta shkruante këtë letër.

“Zoti mendon se mund t’i lë të lirë njerëzit”, thuhet në letër, e cila vazhdon dhe i referohet një lumi nëntokë. Ajo shtoi: “Ndoshta tani, Styx është i sigurt”.

Letra u zbulua në Sicili të Italisë, në vendin ku kjo murgeshë mendohet se jetoi prej kur ishte 15 vjeç. Murgesha thotë se një ditë ajo ishte zgjuar dhe letra ishte zhdukur. Madje, asaj nuk i kujtohej se e kishte shkruar atë.

Letra u përkthye fillimisht nga shkencëtarët në Qendrën Shkencore Ludum në Catania, pasi e vendosën përmbajtjen e letrës në një program “të webit të errët që përdoret nga shërbimet e inteligjencës për të thyer kode”.

Hulumtuesit thanë se jo e gjithë letra ishte në gjendje të përkthehet, por një pjesë e mirë e saj. Drejtori i qendrës që e analizoi letrën e murgeshës, Daniele Abate, tha:

“Unë personalisht besoj se murgesha kishte njohuri të mirë për gjuhën, që bëri që ajo të shpikte kodin e saj, dhe madje ajo mund të ketë qenë duke vuajtur nga një gjendje shëndetësore si skizofrenia, e cila e bëri të imagjinonte se po fliste me djallin”.

Për disa arsye, mediat raportojnë se ‘satanistët’ e morën letrën në qendrën e hulumtimit pasi ajo u publikua.  

(Kosova Sot)