Detektohet tërmeti i parë në Mars

  • 30 April 2019 - 16:49
Detektohet tërmeti i parë në Mars

NASA, ka deklaruar se për herë të parë shkencëtarët e saj besojnë se kanë detektuar një tërmet në këtë planet, duke shtuar se kjo është lëvizja e parë sizmologjike e këtij planeti, që është zbuluar nga njerëzit, raporton The Guardian.

Ky zbulim vjen pasi që NASA ka dërguar para pesë viteve një robot, për të marrë informata mbi mundësinë e zhvillimit të jetës në Mars.

Tërmeti i parë është detektuar më 6 prill, dhe shkencëtarët ende janë në periudhën fillestare të mbledhjes së të dhënave.

“Ne jemi në periudhën e mbledhjes së të dhënave, por nuk kemi dyshime mbi atë që për herë të parë kemi detektuar një Tërmet Marsian” thuhet në njoftimin e NASA’s.

Tërmeti në Mars, është tërmeti i dytë që detektohet jashtë tokës. Tërmeti i parë jashtë Tokës është detektuar në Hënë, gjatë misionit Apollo. 

(Kosova Sot)