10 shoqëritë e vërteta sekrete që kanë ekzistuar në botë

  • 27 April 2019 - 08:50
10 shoqëritë e vërteta sekrete që kanë ekzistuar në botë

Jo shumë njihet dhe flitet për shoqëritë sekrete, por ajo që flitet më së shumti është fakti se ekzistojnë disa shoqëri të cila e kontrollojnë botën nga mbrapa skena.

Në këtë artikull do t’i gjeni shoqëritë sekrete të cilat në fakt kanë ekzistuar me të vërtetë, dhe është vërtetuar ekzistenca e tyre.

10. Unifikim ose Vdekje [e njohur ndryshe si Dora e Zezë]

Dora e Zezë, u krijua në vitin 1901, nga disa rebelë të ushtrisë serbe, dhe qëllimi i tyre kryesorë ishte unifikimi i të gjithë popujve sllav të Ballkanit, nën një shtet të vetëm, dhe ishin të gatshëm ta vrisnin çdo kënd që i doli para.

Ky grup tashmë njihet për vrasjen e mbretit serb në vitin 1903, por është i famshëm më së shumti për fillimin e Luftës së Parë Botërore. Ky grup vrau princin austriak, Franc Ferdinantin, gjë që dërgoi botën në luftë.

9. Hashshashin

Ky grup u krijua në fund të shekullit 11 është një grup sekret islamik, me anëtarë më së shumti në Persi (Irani sot) dhe Siri.

Ky grup njihet për vrasjen e shumë vezirëve e princave, të cilët sipas këtij grupi, vepronin kundër rregullave të tyre. E ndërsa në anën tjetër, humbjet civile ishin shumë të pakta, duke iu falënderuar planifikimit perfekt të aksioneve të tyre.

8. Ordo Templi Orientis

U krijua si një organizatë mistike në fillim të shekullit të shekullit 12’të. Në përkthim shqip do të thotë: Urdhri i Tempullit të Lindjes, tentoi të ishte shoqëri sekrete e ngjashme me masonët.

Ky grup tentoi që ta krijojë një fe të re të quajtur “The Lima”. Por shumë e quajnë këtë grup një grup kulti, e disa i referohen si një kult djallëzorë i seksit.

7. Urdhri hermetik i Agimit të Artë

U krijua nga masoni i quajtur William Robert Woodman, dhe konsiderohet grupi që influencoi më së shumti kultet e vendeve perëndimore gjatë shekullit të 20’të. Ky grup më së shumti fokusohej në zhvillimin spiritual të njeriut, duke i inkurajuar anëtarët që ta zgjerojnë mendjen, përmes riteve.

6. Kalorësit e Tempullit

U krijua si një organizatë sekrete, e cila i dërgonte kalorësit në udhëtime të shenjta, që luftonin për krishterimin gjatë kryqëzatave, e më pas u bënë të njohur si mbrojtës së krishterimit.

Ata gjithashtu njihen edhe si të parët që e përdorin bankën në botën krishtere. Ka pasur edhe spekulime tjera, e ndër to, më i famshmi është se ata e posedojnë gjakun e Jesus Krishtit.

5. Urdhri i Tempullit Solar

Ky grup është krijuar në vitin 1984, në Zvicër. Ky grup influencohej nga grupe të tjera sekrete të kalorësisë krishtere, dhe madje edhe bënë disa parashikime mbi të ardhmen, e më i famshmi është ai se bota do të shkatërrohet në mes të viteve 90’ta.

Ky grup u shua nga sulmet masive vetëvrasëse të anëtarëve të grupit, që ndodhën në Zvicër dhe Kanada, e kjo erdhi si pasojë e idesë, se ata do të dërgohen në parajsë, përpara se toka të shkatërrohej.

4. Grupi Bilderberg

Ky grup ka arritur që të i mbledhë shumë liderë botërorë në një konferencë të përbashkët, ku morën pjesë edhe shumë ekspertë të ekonomisë, me qëllimin kryesorë, rritjen e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Evropës.

Ky grup ende ekziston, ata mbajnë mbledhje çdo vit, për të diskutuar mbi vazhdueshmërinë e tregut të lirë mes vendeve të BE’së. Edhe pse nuk është shoqëri sekrete në sensin tradicional, ka pasur shumë kundërshtime ndaj tyre, për shkak se mediat nuk janë të lejuara të marrin pjesë në mbledhje.

3. Kafka dhe eshtra

E krijuar në vitin 1832, është ndër shoqëritë sekrete më prestigjioze për të diplomuarit e universitetit të Yales. Në mënyrë që të jesh një anëtarë i grupit, duhet ta vërtetosh se ke qenë një udhëheqës i kampusit të universitetit.

Shumë politikan kanë qenë pjesë e kësaj shoqërie, duke përfshirë ish-sekretarin e shtetit të SHBA-së, dhe dy presidentët Bush të Amerikës. Shumë thonë se kjo shoqëri, e sjell elitën e së ardhmes, ose shërben si ndihmëse e CIA-s.

2. Iluminati

Është shoqëria sekrete më e preferuar për diskutim mes njerëzve.

Për herë të parë, kjo shoqëri u krijua në vitin 1776, dhe fokusohet në idealet e mendimit të lirë. Illuminati u shkatërrua nga mbreti Charles Theodor i Bavarisë në vitin 1790, për shkak se shihej si radikal.

Por shumë teoristë, thonë se ky grup ende ekziston nën tokë, duke manipuluar ngjarjet më të famshme botërore. Disa thonë se anëtarësia e tyre përfshinë presidentin Barack Obama, këngëtarin Kanye West dhe aktoren Angelina Jolie.

1. Masonët e lirë

Nga shumë njerëz besohet se ky grup ka për qëllim që ta krijojë një urdhër të ri botërorë,, duke përdoru simbole që t’i shfaqin idealet e tyre.

Masonët për herë të parë, krijuan organizatën e tyre në vitin 1717 në Londër, por thashethemet thonë se ata kanë qenë duke operuar, shumë vite para krijimit të tyre zyrtar.

Në realitet, besimet e tyre bazohen në idetë e përbashkëta filozofike të bamirësisë, humanitetit dhe pranimi i përgjithshëm i një qenie supreme, që do të thotë, çdo person, pa marrë parasysh fenë e tij, është i mirëpritur.

(Kosova Sot)