Nëna beqare që bën para me grusht nga takimet me burra të martuar

  • 12 May 2019 - 14:30
Nëna beqare që bën para me grusht nga takimet me burra të martuar

Një nënë beqare ka treguar se ka fituar rreth 11,600 euro duke u marrë para burrave të martuar me të cilët del.

26-vjeçarja, Britney Boone ka fëmijë për të rritur, kështu që iu desh të mendonte për një mënyrë të shpejtë të të bërit para.

Nëna nga Karolina e Veriut tregon se përpara se të punonte për sajtin e takimeve pothuajse e gjithë rroga e saj shkonte për shpenzimet që kishte me fëmijët.

Tashmë ajo jo vetëm që paguhet për të dalë në takime me burra të martuar, por gjithashtu përkëdhelet me dhurata nga më luksozet prej tyre.

Gjithsesi, Britney sqaron se puna e saj nuk ka lidhje me eskortimin apo prostitucionin.

Ajo shprehet:

“Ndërkohë që unë punoj me sajtin për të mirat financiare që marr dhe jo për të gjetur dashurinë, kjo do të thotë që është një gjë komplet ndryshe. Prostitutat paguhen për një gjë specifike, ndërsa unë paguhem për kohën e investuar dhe askush nuk mund të më ushtrojë presion për të bërë gjëra që unë nuk dua.”

Image
Image
Image