Në vend të lotëve, gjak

  • 14 May 2019 - 16:07
Në vend të lotëve, gjak

Mediet kroate këtyre ditëve me të madhe dhe me shenjën “ekskluzive” bëjnë me dije rreth mrekullisë së radhës në Megjugorje. Për dallim nga mrekullitë e tjera, kjo e fundit është dokumentuar edhe me video-incizim.

Në fakt, një italian, gjoja, derisa gjendej në malin në Bijakoviq, ku besohet se është paraqitur Shën Maria, filloi që, në vend të lotëve, nga sytë e tij të nxirrte gjak. A është kjo një mrekulli e re, apo vetëm edhe një mashtrim?

Vlerësoni vetë! Sido që të jetë, incizimi i njeriut i cili nxjerr lot të kuq, lot të gjakut në Megjugorje shumë shpejt filloi të përhapej midis banorëve lokalë, thuhet në uebsajtin “glasbrotnja.net”. Nuk keni nevojë të na besoni. Vizitojeni këtë uebsajt dhe shikoni me sytë tuaj.  

(Kosova Sot Online)