Teoritë e çuditshme shkencore, që mund të jenë të vërteta! (1)

  • 17 May 2019 - 10:02
Teoritë e çuditshme shkencore, që mund të jenë të vërteta! (1)

Universi ekpirotik Skenari ekpirotik ofron një alternativë ndaj teorisë së përhapur të Shpërthimit të madh (Big Bang). Ai sugjeron se, për dallim nga Big Bang, i cili fillon nga një njësi, universi ynë është i përbërë nga çiftet e universeve, që janë përplasur.

Efekti i përplasjes e ka rirregulluar universin. Pasi që të zgjerohet deri në maksimum, universi tkurret. Energjia që krijohet me atë rast shkakton një përplasje tjetër dhe, kështu me radhë, formohet cikli që vazhdon deri në pafundësi. Kjo teori thotë se ekziston edhe një univers tjetër, i cili ekziston paralelisht me ne, që ndahet nga universi ynë me një distancë prej vetëm një diametër të atomit.

Kjo është tepër afër, apo jo? Vrimat e bardha Për dallim nga vrimat e zeza, vrimat e bardha nuk janë studiuar, për shkak se ekzistojnë vetëm në një situatë tepër hipotetike. Në fakt, nuk është as e qartë se çka mund të jetë një vrimë e bardhë. A është ajo skaji tjetër i vrimës së zezë? A është vrimë e udhëtimit në kohë? Apo, a është diçka krejtësisht tjetër? Marrë në përgjithësi, besohet se vrimat e bardha qesin jashtë materie, për dallim nga vrimat e zeza, që e “hanë” atë. Nëse vërtetohet ekzistimi i vrimave të bardha, atëherë do të vihen në dyshim disa ligje të fizikës. Universi ‘Matrix’ A ju kujtohet filmi “Matrix”, që kishte dalë disa vjet më parë? Protagonisti mund t’i ndalte plumbat dhe ta ngadalësonte kohën derisa luftonte armiqtë e tij. Kjo quhej ‘Matrix’? Nëse e keni kuptuar këtë koncept, atëherë ai mund të ofrojë shumë përgjigje rreth universit: ne jetojmë në një program kompjuterik. Kjo nuk ka dyshim se duket si fantazi shkencore, por një ditë kompjuterët mund të bëhen aq të fuqishëm, saqë ata do të jenë në gjendje ta simulojnë vetëdijen dhe kjo gjë të bëhet realitet. Universi është një hologram Kjo teori thotë se ai që ne e konsiderojmë univers, nuk është asgjë tjetër, pos një hologram, i bërë nga vetë universi.

Sipas kësaj ideje, kur shikojmë qiellin natën, ne shohim një mur me pamjet në të (ku përfshihen të gjitha galaktikat dhe yjet). Ky parim holografik mund ta shpjegojë atë pse universi duket jo i lëmuar në të gjitha shkallët e energjisë. Një imazh holografik krijohet kur një objekt “shpëlahet” nga një dritë e laserit, e laseri tjetër e hedhë lart këtë pamje. Një dritë e tretë e ndriçon imazhin. Kjo ndryshon çdo gjë që kemi menduar se dimë rreth universit deri tani. (vijon nesër)

(Kosova Sot Online)