Rusët: “alienët ekzistojnë me të vërtetë”!

  • 18 May 2019 - 10:34
Rusët: “alienët ekzistojnë me të vërtetë”!

Gjykuar sipas kësaj informate, rusët kanë qenë në dijeni për ekzistimin e civilizimeve aliene tash e disa dekada. Shkencëtarët ushtarakë dhe qeveritarë rusë ka kohë që janë përpjekur ta thonë me zë këtë gjë. Në të shumtën e rasteve, mediat ose e injorojnë një informatë të tillë, ose e transmetojnë atë në atë mënyrë, që të duket jo e besueshme.

Sido që të jetë, kjo informatë është një hap i madh në historinë e njeriut.

E, kjo nuk ka ndodhur tani për herë të parë. Gjatë viteve 1980 një zyrtar i lartë i pensionuar ushtarak rus, doktor shkence Alexey Savin, tha se alienët ekzistojnë me të vërtetë. Ai tha edhe se rusët ia kanë dalë të kontaktojnë me përfaqësuesit e një civilizimi tjetër. Asnjë nga gazetarët nuk kishte mbetur i hutuar, por përkundrazi, e kishin pranuar me lehtësim këtë informatë. Një informatë të tillë e ka konfirmuar edhe Vasily Yeremenko, akademik nga Akademia e sigurisë, por mediat kryesore e kanë injoruar atë. Athua, pse?!

(Kosova Sot Online)