Ja çka do të na sjellë “Rendi i ri botëror”

  • 02 June 2019 - 09:42
Ja çka do të na sjellë “Rendi i ri botëror”

Në vitin 1969, Dr. Lawrence Dunegan kishte marrë pjesë në një ligjëratë të mbajtur nga Dr. Richard Day. Dr. Day iu kishte folur të pranishmëve aty rreth ndryshimeve që do t’i shihnin gjatë jetës së tyre, si rezultat i “Rendit”, apo Rendit të ri botëror, apo edhe Iluminati, sikur që quhet shpesh. Dr Day kishte thënë se ishte i lirë të fliste, meqë çdo gjë ishte siguruar se do të ndodhte dhe askush nuk mund t’i ndalte ata më. Ja se çka do të na sjellë (dhe është duke na sjellë) rendi i ri botëror: - Vajzat do të dekurajohen nga loja me kukulla, kështu që ato nuk do të mendojnë më që të lindin fëmijë kur të rriten. Në vend të kësaj, ato do të inkurajohen që të luajnë futboll. - Edhe pse “ata” mund t’i shërojnë 98% të të gjitha kancereve (ilaçet i ruajnë në Institutin “Rockefeller”), këtë nuk e bëjnë, meqë në botë ka shumë njerëz dhe ata duhet të vdesin nga diçka. - Roli i familjeve do të vijë duke u zbehur. Njerëzit do të inkurajohen që të jetojnë vetëm. - Lindjet do të kontrollohen rreptësishtë dhe nuk do të jetë e mundur që dikush të ketë fëmijë vetëm pse e dëshiron një gjë të tillë. - Kujdesi shëndetësor do të bëhet aq i shtrenjtë, sa që të gjithë do të duhet të jenë të siguruar, përndryshe do të shkatërrohen financiarisht.

(Kosova Sot Online)