Njerëzit i ikin lumturisë me vetëdije të plotë?!

  • 04 June 2019 - 08:43
Njerëzit i ikin lumturisë me vetëdije të plotë?!

Për arsye të ndryshme, është parë se me miliona njerëz, me vetëdije e evitojnë ndjenjën e lumturisë, meqë mendojnë se kjo do të ngjallë diçka të tmerrshme te ta, thotë një studim i ri. Psikologët nga Zelanda e Re kanë zbuluar se njerëzit nuk duan ta shijojnë momentin, meqë kanë frikë se kjo do t’u sjellë fatkeqësi dhe pasoja poshtëruese.

Po ashtu, si në kulturat perëndimore, po ashtu edhe në ato lindore, disa njerëz i ikin lumturisë, meqë mendojnë se ajo i bën njerëz më të këqij dhe se të tjerët mund t’i konsiderojnë egoistë, të mërzitshëm dhe “sipërfaqësorë”. Në kulturat tjera, si p.sh. në Iran, njerëzit kanë frikë që shokët e tyre, “syri i keq”, apo diçka e tretë do t’iu hakmerret për këtë lumturi.

(Kosova Sot Online)