Objekti misterioz në hënën e Saturnit (në Titan)

  • 06 June 2019 - 10:04
Objekti misterioz në hënën e Saturnit (në Titan)

Titani është njëri ndër vendet më të çuditshme në sistemin diellor. Sipërfaqja e tij është e shtruar me hidrokarbon, si dhe me liqene e lumenj të mbushur me etan dhe metan. Atmosfera është aq e trashë dhe graviteti aq i dobët, saqë nëse një njeri do të shkonte atje, do të mbeste duke fluturuar për një kohë të gjatë. Shkencëtarët tani janë duke investiguar një objekt misterioz, rreth 20 kilometra të gjatë dhe 10 kilometra të gjerë, i cili është shfaqur në fotografinë e nxjerrë më 10 korrik 2013, mirëpo kishte munguar në fotografitë paraprake. Shkencëtarët, të cilët janë duke u marrë me këtë studim, kanë thënë që ende nuk janë të sigurt se çka në fakt është ky objekt, mirëpo, sipas tyre, një gjë është e sigurt, ky objekt nuk ka qenë në atë vend më herët. 

(Kosova Sot Online)