Uji i lëngët mund të ekzistojë në Mars

  • 07 June 2019 - 11:26
Uji i lëngët mund të ekzistojë në Mars

Planeti i kuq mund të krijojë kushte për ujë të lëngët, ndonëse për një kohë shumë të shkurtë, brenda muajve të caktuar. Hulumtimi për gjetjen e jetës në Mars ka filluar të zgjerohet edhe më tepër gjatë kësaj jave, falë një hulumtimi nga ana e hulumtuesve nga Universiteti i Miçiganit. Për përdorimit të një dhome speciale, ku kanë stimuluar kushtet e marsit, ekipi ka zbuluar që, përkundër temperaturave shumë të ulëta në planet, në sipërfaqen e planetit, në periudhë të caktuar, mund të krijohet një sasi e ujit të lëngët. Ky zbulim mbështet zbulimin paraprak, atë të vitit 2008, kur pretendohej që është fotografuar nga satelitët një hapësirë me ujë në Mars. Hulumtuesit e zbulimit të fundit kanë thënë që kripa, e cila gjendet në Mars, ndikon në shkrirjen e pikave të ujit, të cilat janë të mjaftueshme për jetën e baktereve. 

(Kosova Sot Online)