Në Himalaje zbulohet njeriu i ngrirë, 1.5 milion vjet i vjetër

  • 10 June 2019 - 12:09
Në Himalaje zbulohet njeriu i ngrirë, 1.5 milion vjet i vjetër

Një grup i bjeshkatarëve në një ekspeditë në malet e Himalajës, kanë mbetur të hutuar, pasi që kanë hasur një grup shpellash, të cilat duket se sapo ishin paraqitur pas ortekëve të dhunshëm, që kishin ndodhur në regjion. Brenda njërës prej shpellave, ekipi i bjeshkatarëve norvegjezë dhe suedezë gjetën mbetjet e një mashkulli humanoid nga epoka e paleolitit. Në bazë të analizave primare të skeletit, duket se eshtrat i takojnë një mashkulli të rritur Homo habilis, i cili besohet të ketë jetuar nga 2,3 deri 1.5 milionë vjet më parë, gjatë periudhës gelasiane pleistocene. Do të duhet të bëhen analiza shtesë për ta përcaktuar moshën e individit, si dhe shkaktarin e vdekjes së tij. Afër mbetjeve të këtij humanoidi janë gjetur edhe një gur dhe disa objekte të lëkurës, të cilat po ashtu janë duke u studiuar. Sipas shkencëtarëve, këto mund të jenë mbetjet më të vjetra njerëzore në këtë rajon. 

(Kosova Sot Online)