Çfarë arome ka Hëna?

  • 11 June 2019 - 08:46
Çfarë arome ka Hëna?

Edhe pse duket idiotizëm një pyetje e këtillë. Ajo ka preokupuar shumë persona të ndryshëm dhe ka pasur shumë thashetheme rreth kësaj çështje. Një shumicë kanë thënë se ajo ka erën e djathit.

Neil Armstrong, njeriu i parë që ka ecur në Hënë tha që ajo kishte erën e hirit të lagur. Buzz Aldrin i cili tani është 89 vjeçar tha që era në Hënë ishte si era që vjen pas një shperthimi të fishekzjarrit.

Por shumica e zyrtarëve të lartë të NASA-s nuk ishin lodhur të përmendnin këtë aspekt. MAdje kjo nuk i është bërë e njohur as astronautëve të tjerë që kishin qenë pjesë e misioneve Apollo.

Mirëpo Jim Irwin ishte lajmëruar vetë kur kishte shkelur në Hënë.

“Po vjen një erë e çuditshme këtu”, kishte thënë ai.

Era unike ishte zbuluar në magazinën amerikane Smithsonian në 50 vjetorin e zbritjes në Hënë. 381kg të gurëve ishin marrë nga Hëna në Tokë gjatë udhëtimeve, por shumica e tyre kishin humbur erën origjinale pasi ishin ekspozuar ajrit gjatë udhëtimit.

Askush nuk ka mundur të dijë arsyen se pse ajo ka erën e barutit. Por është një erë që astronautët e misioneve Apollo nuk e harrojnë kurrë.

(Kosova Sot Online)