Ku kanë përfunduar gurët e marrë në Hënë nga misionet Apollo?

  • 18 June 2019 - 08:18
Ku kanë përfunduar gurët e marrë në Hënë nga misionet Apollo?

Presidenti amerikan, Richard Nixon i dhuroi 135 shteteve dhe pesëdhjetë shteteve amerikane copëza të vegjël shkëmbinjsh nga Hëna, të cilat u mblodhën nga astronautët në misionet Apollo 11 dhe Apollo 17. Por shumë prej tyre mungojnë sot.

Disa nga këto gurë nuk janë më në vendin e mëparshëm, ose janë vjedhur dhe shkatërruar përgjatë kohës. Ju njohim me historinë e disa prej tyre.

Kjo listë bazohet në kërkimet e një ish-punonjësi të NASA-s, Joseph Gutheinz i njohur me pseudonimin ‘’gjuetari i gurëve shkëmbore të Hënës’’ që i kishin ngjitur studentët e tij, dhe të ueb-it të specializuar për historinë hapësinore collectSpace.

– Afganistan

Dy copëzat që iu dhuruan Kabulit janë zhdukur.

– Qipro

Një nga gurët që do t’i jepeshin Qipros nuk u dorëzua kurrë për shkak të pushtimit turk të një pjese të ishullit në korrik 1974 dhe vrasjes së ambasadorit amerikan një muaj më vonë.

– Honduras

Guri që iu dha Hondurasit, pjesë e misionit Apollo 17 u rigjet në 1998 nga vetë Joseph Gutheinz dhe një punojës i Postës amerikane, Bob Cregger, gjatë një operacioni të quajtur ‘’Eklipsi i Hënës’’.

Një kolonel i ushtrisë së Hondurasit ia shiti gurin një biznesmeni nga Florida, Alan Rosen, për 50.000 dollarë. Ky i fundit u përpoq të shiste gurin për 5 milionë dollarë. Guri u gjet më në fund për t’iu kthyer Hondurasit.

– Irlandë

Guri që iu dhurua Irlandës u ekspozua në Observatorin Dunsink në Dublin, i cili u shkatërrua në 1997 pasi u përfshi nga flakët. Rrënojat e observatorit, përfshirë kampionin e vyer, përfunduan në një pikë grumbullimi të mbeturinave në veri të kryeqytetit.

– Libi

Copëzat e shkëmbinjve hënor iu dhuruan kolonelit, Mouammar Kadhafi, në atë kohë udhëheqësi i Libisë, janë zhdukur.

-Maltë

Dhurata për Maltën, e marrë nga Apollo 17, u vodh në një muze në maj të 2004. Ende nuk është gjetur.

-Nikaragua-

Guri i Nikaragua i Apollo 17 mendohet t’i jetë shitur një personi në Lindjen e Mesme, për një shumë që besohet mes shifrës 5-10 milionë dollarë.

Guri i sjellë nga Apollo 11 përfundoi në duart e një pronari kazinoje në Las Vegas, i cili një periudhë e ekspozoi në ‘’Moon Rock Cafe”. Pas vdekjes së tij, guri iu dorëzua NASA-s, e cila ia ktheu mbrapsht Nikaraguas.

– Rumani

Një muze i Bukureshtit ekspozon gurin Apollo 11.

Mendohet se guri i misionit Apollo 17 u shit nga pasardhësit e diktatorit Nikolai Çaushesku, i ekzekutuar së bashku me bashkëshorten Elena ditën e Krishtlindjes 1989.

-Spanjë

Copëzat e Apollo 17 që iu dorëzuan Spanjës u ekspozuan në Muzeun Detar të Madridit, pasi iu bënë dhuratë familjes së admiralit Luis Carrero Blanco, personalitet me peshë i regjimit të Frankos, i vrarë nga organizata separatiste baske ETA në 1973.

Guri i sjellë nga Apollo 11 mungon, por mendohet të ketë mbetur në familjen e ish-diktatorit Franko.

(Kosova Sot Online)