Djalli nga ferri i dërgon priftit mesazhe
Një prift katolik në Poloni thotë se një djall nga ferri është përgjegjës për dërgimin e mesazheve të urrejtjes në celularin e tij, pas një tentimi të dështuar të ekzorcizmit, të bërë te një vajzë e re. Prifti Marian Rajchel nga Jaroslavi ka deklaruar për “Austrian Times” se, pasi që kishte provuar ekzorcizmin te një vajzë adoleshente, demoni ia kishte dalë që të mbetej në trupin e vajzës dhe tani ishte duke e munduar atë me mesazhe nga ferri. Prifti thotë se kjo është dukuri e rëndomtë në mesin e djajve “teknofilë”.
Prifti ka shtuar se është e qartë se vajza është e pushtuar nga djajtë dhe se ka nevojë për ndihmë.
(Kosova Sot Online)