E vajtojnë edhe elefantët

  • 24 June 2019 - 08:44
E  vajtojnë edhe elefantët

Kur vdiq kërkuesi i njohur shkencor, Laurence Anthony, për t'u "hallashtisë" me të kishin shkuar edhe elefantët. Grupi i parë i elefantëve kishte arritur menjëherë atë ditë, kurse grupi tjetër një ditë më vonë. Ata kishin qëndruar afër kufomës për dy ditë, e më pas ishin larguar.

Ata kishin ecur 12 orë nëpër xhungël, për të shkuar deri te shtëpia e të ndjerit. Kishte një arsye për këtë. Laurence gjatë tërë jetës së tij ishte marrë me studimin e elefantëve. Thuhet se ai dinte t'i qetësonte elefantët agresivë. Ai kishte shpëtuar shumë elefantë të tillë, meqë elefantët agresivë zakonisht vriten. Ai i kishte zbutur dhe rehabilituar ata.

Laurence njihej edhe me nofkën "pëshpëritësi i elefantëve". Aq fort ishte i lidhur me ta. Dihet se elefantët vajtojnë të "vdekurit" e tyre, sikur që kanë një memorie të gjatë dhe të mirë. por, shtrohet pyetja, si e ditën ata që vdiq Anthony? 

(Kosova Sot Online)