Stuhitë diellore mund të jenë katastrofale

  • 25 qershor 2019 - 08:41
Stuhitë diellore mund të jenë katastrofale

Një stuhi e fuqishme diellore një ditë mund të sjellë pasoja të rënda për botën moderne. Ndonëse shumica e stuhive diellore nuk e godasin planetin tonë, ato mund të shkaktojnë probleme të mëdha në sistemet e komunikimit.

Një dukuri e tillë për herë të fundit ka ndodhur para 150 vjetësh, kur një stuhi diellore, që kishte kaluar shumë afër tokës, kishte prodhuar një energji të madhe, ekuivalente me energjinë e 10 miliardë të bombave në Hiroshimë. Në atë periudhë, pasojat nuk kanë qenë të mëdha, pasi që teknologjia elektronike në botë nuk ka qenë shumë e zhvilluar, mirëpo, nëse një dukuri e tillë do të ndodhte në ditët e sotme, atëherë pasojat mund të jenë katastrofale.

Sipas shkencëtarëve, stuhi të tilla diellore ndodhin një herë në 150 vjet, andaj mundësia që një stuhi e tillë të ndodhë në këtë dekadë është 12 për qind. 

(Kosova Sot Online)