A e kishin ndërtuar nazistët një bazë sekrete në Hënë?

  • 27 June 2019 - 12:39
A e kishin ndërtuar nazistët një bazë sekrete në Hënë?

Historia e nazizmit është plot me intriga dhe konspiracione pa përgjigje, të cilat ende mundojnë mendjet e shkencëtarëve dhe kërkuesve. Teknologjia e tyre dukej tepër e përparuar për atë kohë, kështu që shpeshherë dëgjohet pyetja, mos vallë ata ia kishin dalë ta krijonin një bazë sekrete edhe në Hënë? Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ka pasur spekulime se Hitleri kishte një program të zhvilluar hapësinor. Kjo ka bërë që, te një rreth i caktuar i njerëzve, edhe UFO-t të lidhen me nazistët. Aty thuhet se UFO-t janë fluturake naziste, të cilat kanë mbijetuar edhe pas luftës botërore, në bazat e tyre sekrete në Antarktik, Amerikë të jugut dhe në SHBA. Këto pohime bazohen në disa të dhëna shkencore:

• Rajhu i Tretë kishte marrë nën kontroll territorin e Antarktikut, të quajtur “Swabia” e re, ku në vitin 1938 kishte bërë një ekspeditë dhe planifikonte edhe të tjera.

• Rajhu i Tretë kishte bërë kërkime shkencore në teknologjinë shtytëse, duke përfshirë edhe raketat.

• Disa UFO të parë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në fakt mendohet se ishin fluturake sekrete naziste. 

(Kosova Sot Online)