Një dritë e gjelbër është parë në qiellin e Hinkleit, në Britani

  • 02 July 2019 - 09:55
Një dritë e gjelbër është parë në qiellin e Hinkleit, në Britani

Dëshmitari i parë, një burrë 61-vjeçar, Norman Willis, kishte dalë në dritaren e dhomës së tij në ora 23:00, kur kishte vërejtur një dritë të gjelbër në qiell. ‘Ishte shumë errët, mirëpo drita në qiell shihej qartë’, ka thënë ai.

‘Drita ishte shfaqur nga brendësia e reve dhe kishte vezulluar për rreth tre sekonda, para se të zhdukej përsëri’. Një dëshmitar tjetër, pak orë më vonë, kishte parë një dritë të ngjashme, mirëpo ai dritën e ka përshkruar si të kaltër, mirëpo ka thënë që ngadalë drita kishte filluar të marrë ngjyrë të gjelbër vezulluese. Që të dy dëshmitarët i kanë raportuar përvojat e tyre tek autoritetet e qytetit, ndërsa këta të fundit kanë thënë që kanë rënë në kontakt edhe me institucionet që merren me dukuritë paranormale për të vërtetuar nëse kjo dukuri është shfaqur si pasojë e ndonjë jashtëtokësori.

(Kosova Sot Online)