A komunikojnë fantazmat përmes teknologjisë?

  • 03 July 2019 - 09:14
A komunikojnë fantazmat përmes teknologjisë?

Dr. Imants Barušs, nga Universiteti i Ontarios Perëndimore në Kanada, kishte marrë përsipër misionin e vërtetimit të konceptit të botës së përtejme në shkencë. Për ta realizuar misionin e tij, ai kishte kryer një hulumtim dypjesësh, për të parë nëse fantazmat përdorin elektronikën për të komunikuar.

Në vitin 2001, ai e kishte kryer hulumtimin e tij të parë për të vlerësuar konceptin e thirrjeve telefonike nga të vdekurit.Ai kishte arritur të kapë disa zëra, mirëpo pothuajse të gjithë kanë qenë shumë skeptikë për gjetjet e tij. Gjashtë vjet më vonë, në vitin 2007, ai e kishte kryer edhe një hulumtim tjetër, të bazuar në tri hapa. 

Hapi i parë përfshinte gjenerimin e fjalëve, në hapin e dytë bëhej kapja e fjalëve si përgjigje nga shpirtrat mistikë dhe në hapin e tretë, më të rëndësishmin, shkencëtari kishte krijuar një aplikacion, përmes të cilit shpirtrat për të cilët ai besonte që jetojnë përreth do të kishin mundësi të përgjigjeshin me 'po' ose 'jo'. Për habinë e të gjithëve, madje edhe të vet shkencëtarit, për nëntë nga njëmbëdhjetë pyetjet ai kishte marrë përgjigje nga zërat mistikë dhe të gjitha përgjigjet ishin të sakta!

(Kosova Sot Online)