Një numër i madh dëshmitarësh e kanë parë një objekt të çuditshëm në Hjuston

  • 09 July 2019 - 09:11
Një numër i madh dëshmitarësh e kanë parë një objekt të çuditshëm në Hjuston

Në natën e 11 gushtit, rrjetet shoqërore ishin pushtuar nga njerëzit, të cilët kishin arritur të fotografojnë objektin e çuditshëm, në formë ovale, në qiellin e Hjustonit gjatë një stuhie që kishte ngjarë atje.

Disku, i cili shihej që kishte një dritë të vogël në qendër, ishte fotografuar nga të gjitha anët, derisa pozita e tij në qiell kishte ndërruar disa herë. 

‘Sa më shumë këndvështrime të kemi, aq më lehtë do ta kemi të përcaktohemi për vendndodhjen dhe origjinën e tij’, ka thënë Dr. Carolyn Sumners, nga Muzeu i Hjustonit për revistën ‘Natural Science’. Ai më pas ka shtuar që dukuritë e tilla janë shpeshtuar kohët e fundit, duke bërë që e ardhmja të jetë edhe më e paparashikueshme.

(Kosova Sot Online)