Tregimet e njerëzve që janë kthyer nga të vdekurit

  • 10 July 2019 - 14:53
Tregimet e njerëzve që janë kthyer nga të vdekurit

Funeralet zakonisht janë mundësi për t’u dhënë lamtumirën e fundit më të dashurve. Mirëpo, disa ngjarje, të cilat i kemi renditur më poshtë, kanë dëshmuar që njerëzit mund të kthehen edhe pasi të mbështillen me qefin Djaloshi brazilian që ka vdekur dy herë Jo të gjitha ringjalljet kanë përfundim të mbarë! Një ngjarje që ka ndodhur para pak kohësh në Brazil i ka tronditur të gjithë banorët lokalë. Bëhet fjalë për vdekjen dyvjeçarit, Kelvin Santos, i cili ishte deklaruar i vdekur nga anëtarët e stafit të spitalit. Mirëpo, një orë para se të fillonte ceremonia lamtumirëse për djaloshin, Kelvin-i ishte ngritur dhe kishte thënë: ‘Babi, a mund të më japësh një gotë ujë?’

Në atë moment, të gjithë kishin filluar të bërtasin, ndërsa pak kohë më vonë djaloshi ishte shtrirë për t’u mos u ngritur më. Burri nga Jemeni që u zgjua në varr Një 65-vjeçar nga Jemeni, i cili kishte pësuar sulm në zemër, ishte veshur me rroba speciale funerali, sipas traditave islame. Të pranishmit e kishin dërguar atë te varrezat dhe e kishin futur atë në varr, mirëpo ky i fundit ishte ngritur duke bërtitur: ‘Si po dëshironi të më futni të gjallë në varr?’. Pastaj, pasi që të pranishmit ishin qetësuar pas tronditjes, ata e kishin nxjerrë plakun nga varri për ta veshur me një kostum elegant, duke shndërruar funeralin në një aheng. Foshnja e vdekur në bark që është ngjallur pas lindjes Nënës nga Argjentina, Analia Bouter-it, i kishin thënë doktorët që fëmija të cilën ajo e priste ishte i vdekur. Bouter dhe bashkëshorti i saj, Fabian Veron, nuk kishin arritur ta shohin foshnjën, pasi që kjo e fundit ishte marrë menjëherë nga mamitë.

Mirëpo, pasi që trupi i foshnjës ishte futur në frigoriferin e spitalit, çifti kishte shkuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Bouter ka thënë që e ka ndier që foshnja e saj ka qenë e gjallë, pasi që e kishte shikuar thellë në sy, ndërsa kur ia kishte prekur dorën e kishte vërtetuar që është gjallë, pasi që foshnja kishte filluar të qajë. Prindërit e kanë emëruar fëmijën e tyre Luz Milagros ose ‘mrekulli e dritë’. Fëmija është ende gjallë, ndonëse doktorët kanë thënë që vuan nga një dëmtim i pashërueshëm i trurit.

Plaka nga Kina që u zgjua nga qefini për të zier Dy javë pasi që kishte rënë pa ndjenja për t’u lënduar në kokë, Li Xiufeng, 95-vjeçare, është gjetur pa vetëdije nga një fqinje e saj. Pasi që fqinja nuk kishte arritur ta zgjojë dhe kishte parë që gruaja nuk kishte puls, e kishte mbështjellë me qefin dhe e kishte lënë aty për disa ditë, derisa të vinte dita e funeralit. Mirëpo, disa ditë më vonë, kur ajo kishte shkuar për ta parë të vdekurën, ajo kishte parë që ajo ishte larguar. Më ta takuar, 95-vjeçarja i kishte thënë që kishte fjetur shumë dhe ishte uritur, andaj edhe ishte ngritur për të zier në kuzhinë. Rituali i pritjes para varrosjes e kishte shpëtuar plakën nga Kina. 

(Kosova Sot Online)