Ja si mund të marrë fund bota

  • 11 July 2019 - 17:13
Ja si mund të marrë fund bota

Mbipopullimi

Ideja që bota mund të shkatërrohet për shkak se do të ketë tepër njerëz duket e çuditshme, por megjithatë nuk mund të përjashtohet. Shkatërrimi i botës nuk do të vijë vetvetiu për shkak të numrit të madh të njerëzve, por për shkak të shterjes së burimeve dhe pasurisë së planetit tonë. Apo, për shkak të ndotjes së madhe të ambientit. Ku qëndron zgjidhja e këtij problemi, apo thënë më saktë, si mund ta parandalojmë këtë fatkeqësi? Shumë thjesht! Përdorni prezervativë!

Çmenduria masive

Nëse nuk njihni askënd që është duke përdorë ilaçe për ndonjë çrregullim hormonal, çrregullim të personalitetit, apo ndonjë çrregullim tjetër, atëherë jeni në pakicë. Sot duket se të gjithë njerëzit janë duke përdorë ndonjë ilaç. A mund të na çojë kjo deri te një çmenduri masive? Mos harroni se raste të tilla ka pasur edhe më parë, përgjatë historisë. Gjyqi famëkeq i shtrigave në Salem, i cili rezultoi me ekzekutimin e 20 njerëzve, tani mendohet të ketë qenë rezultat i një çmendurie masive. Mendohet se buka e atyre njerëzve ishte infektuar nga një kërpudhë e quajtur Claviceps Purpurea, e cila përmban një substancë të ngjashme me drogën LSD. Si të parandalohet? Rrini sa më larg nga drogat!

Inteligjenca artificiale

Ndoshta mund të kuptojmë pse shkencëtarët duan që të krijojnë robotë gjithnjë e më të përkryer. Ndoshta kjo për ta është ngazëlluese, por për ne të tjerëve është pik së pari e frikshme. P.sh, pasi që t'i shtypni vetëm tri shkronja, "Google" e di se çka jeni duke kërkuar. Kjo është një inteligjencë artificiale që të bën të rrëqethesh nga frika. A mund të ndodhë që të përparojmë deri në atë masë, sa që vetë përparimi ynë të na shkatërrojë? Me gjasë po. Ku qëndron zgjidhja e këtij problemi. Epo, le të shkojë ndokush e t'iu thotë atyre shkencëtarëve të çmendur që të mos prodhojnë robotë inteligjentë dhe ja kjo është e tëra.

Një kombinim i të gjithë këtyre faktorëve

Edhe pse çdo faktor që e përmendëm deri më tani e ka nivelin e vet të probabilitetit, me gjasë shkatërrimi i botës do të vijë nga kombinimi i të gjithë këtyre elementeve, apo shumicës prej tyre. Ato edhe janë të lidhura me njëra-tjetrën. P.sh, mbipopullimi çon deri te ndotja e ambientit, deri te shterja e pasurive dhe deri te rritja e mundësisë së luftërave, duke përfshirë edhe ato bërthamore. Me gjasë raca njerëzore, një ditë, kushedi kur, do të zhduket. Por, kjo nuk ka pse të ndodhë tani. Sa më vonë, aq më mirë. Prandaj, t'i mbledhim mendtë dhe të punojmë sa më shumë në shtyrjen e asaj që nuk mund të parandalohet. 


(Kosova Sot Online)