Teleskopi i NASA-s kap një vrimë monstruose në hapësirë

  • 13 July 2019 - 10:18
Teleskopi i NASA-s kap një vrimë monstruose në hapësirë

NASA zbuloi një Vrimë të Zezë masive në një distancë prej 130 milion vitesh drite nga Toka përmes teleskopit të saj të hapësirës Hubble. Sipas asaj që raportohet nga shkencëtarët vrima nuk duhet të ishte në ato kordinata, nisur nga teoria e relativitetit të Ajnshtajnit.

Sipas NASA-s, vrima e zezë enigmatike ka një masë orbitale të hollë që qarkullon në mënyrë të shfrenuar rreth saj.  Agjencia hapësinore shpjegon, se në bazë të teorive aktuale astronomike, kjo masë nuk duhet të ishte atje. 

“Nuk kemi parë kurrë më parë në mënyrë kaq të qartë efektet e relativitetit të përgjithshëm dhe atij veçantë në dritën e dukshme”-tha një anëtar i ekipit që kreu studimin me Hubble. Vrima e zezë është e vendosur në zemër të një galaktike spirale të quajtur NGC 3147. Ajo përshkruhet si vrimë e “kequshqyer” për shkak të mungesës së materialit të kapur nga graviteti dhe materiali përreth saj përhapet zakonisht në formë mjegulle.

“Megjithatë, masa e “uritur” përreth vrimës së zezë është duke lëvizur me 10% të shpejtësisë së dritës dritës dhe ngjan me ato që gjenden në galaktika shumë aktive ku ka plot “vrimat monstruoze të zeza”,-thanë shkencëtarë të NASA-s.

(Kosova Sot Online)