Kush e ndërtoi qytetin e parë në botë?

  • 16 July 2019 - 08:49
Kush e ndërtoi qytetin e parë në botë?

Diku rreth vitit 5400 p.K, banorët e Mesopotamisë jugore – në vendin që tani ndodhet Iraku juglindor – kishin gjetur disa ndërtime, të cilat historianët i konsiderojnë si ndërtesat e qytetit të parë që është ndërtuar ndonjëherë. Në këto ndërtime, kanë qenë të vendosura të gjitha gjërat të cilat ne sot i lidhim me një qytet antik: tempuj, ndërtesa administrative, shtëpi, tregje, art dhe natyrisht mure të larta për t’u mbrojtur nga kafshët dhe banditët.

Këta ndërtimtarë, ndonëse njihen si njerëzit më të vjetër të qytetëruar, për shkak të faktit që kanë ndërtuar konstruksione të tilla dhe për shkak të gjuhës së gjetur, konsiderohet të jenë sumerianët, mirëpo nuk dihet shumë për origjinën e tyre.

Nëpër shekuj, ata kanë qenë të lidhur ngushtë me një numër të madh të arabëve, të cilët jetojnë në Irak, mirëpo, duke marrë parasysh faktin që kanë kaluar më shumë se 7.500 vjet nga ajo kohë, nuk besohet që ndonjë njeri modern të ketë ndonjë pikë gjaku të sumerianëve. 

(Kosova Sot Online)