Skaneri i trurit, i krijuar në vitin 1882

  • 16 July 2019 - 10:54
Skaneri i trurit, i krijuar në vitin 1882

Angelo Mosso kishte ndërtuar një pajisje për të shikuar se si funksionon truri i njeriut, përmes matjes së peshës së një personi. Përkundër vrazhdësisë së konceptit të tij, ai ka gjetur implementim edhe në medicinën moderne.

Pajisja ka qenë e ndërtuar nga një pjesë e rrafshët druri, e cila ka qenë aq precize sa ka hetuar edhe lëvizjen më të vogël në shpërndarjen e peshës. ‘Kjo është një pajisje shumë e avancuar, sidomos kur dihet se është ndërtuar në atë periudhë,’ ka thënë psikologu David Field. Subjekti për testim vendosej në pllakën prej druri, nga ku Mosso shikonte nëse truri i një personi në fjalë kishte nevojë për punë më të tepërt.

Sipas Mosso-s, makina e tij ka punuar ashtu siç e kishte paramenduar. ‘Është shumë interesant të mendohet se si dikush në atë kohë e ka menduar një gjë të tillë, mirëpo është edhe më interesant kur dihet që ky person ka arritur ta vërë në praktikë idenë e tij’, ka thënë Russ Poldrack, një psikolog i famshëm. 

(Kosova Sot Online)