Në Lindjen e Mesme gjendet një objekt antik prej metali

  • 18 July 2019 - 13:51
Në Lindjen e Mesme gjendet një objekt antik prej metali

Arkeologët në Palestinë kanë gjetur objektin më të vjetër metalik në regjion. Artefakti, një fëndyell (objekt i mprehtë, i cili shërben për hapjen e vrimave në rroba, p.sh. në lëkurë) bakri, është gjetur afër një varri të vjetër rreth 6000 vjet. Zbulimi është bërë në lokalitetin arkeologjik Tel Tsaf që gjendet afër kufirit me Jordaninë.

Fshati antik, i cili daton nga viti 5100 para erës së re, mendohet se ishte përbërë nga disa ndërtesa, të bëra nga tullat e dheut, si dhe nga disa silose të mëdhenj, ku banorët ruanin drithërat e tyre. gjetja e këtij objekti në varrin e një gruaje tregon si për rëndësinë e objektit, po ashtu edhe për statusin e asaj gruaje.

Fakti që fëndyelli ishte bërë nga bakri, tregon se njerëzit me gjasë kishin filluar qindra vjet më parë që të përdornin metalet, sesa që besohej deri më tani.  

(Kosova Sot Online)