Komisioni i së vërtetës: Përbindëshi i liqenit ekziston me të vërtetë

  • 21 July 2019 - 11:52
Komisioni i së vërtetës: Përbindëshi i liqenit ekziston me të vërtetë

Lagarfljótsormurinn, gjarpri gjigant që thuhet se jeton në liqenin Lagarfljót në lindje të Islandës, ekziston me të vërtetë. Ky është konstatimi te i cili erdhi shumica e një Komisioni të së vërtetës, të përbërë nga 13 persona. Komisioni kishte marrë përsipër detyrën që të konstatonte se a ishte autentik një video-incizim i përbindëshit, i bërë nga Hjörtur E.

Kjerúlf, incizim i cili më pas u bë "viral" në internet. "Jam i lumtur që shumica e komisionit erdhën deri te ky konkludim", ka deklaruar Hjörtur. Me këtë rast, ky i fundit mori një shpërblim në para. Por, komisioni konstatoi se fotoja gjoja e përbindëshit, e bërë nga Sigurður Aðalsteinsson, nuk ishte origjinale. Ish kryetari i komunës, Hérað kishte premtuar këtë shpërblim me para në vitin 1997 për personin i cili do ta dokumentonte ekzistimin e përbindëshit Lagarfljótsormurinn.

(Kosova Sot Online)