Tek vera e kuqe “fshihet” sekreti për të fluturuar në Mars

  • 22 July 2019 - 18:05
Tek vera e kuqe “fshihet” sekreti për të fluturuar në Mars

Vera e kuqe fsheh sekretin për të mbrojtur muskujt e astronautëve, të cilët do të duhet të përballen me misione të gjata në Mars.

”Ai gjendet te resveratrol, një substancë e njohur për vetitë e tij antioksiduese, që mbron masën dhe forcën e muskujve, siç del nga eksperimentet me kaviet të ekspozuar ndaj një graviteti të dobët si ai marsian”, sipas studimi i botuar në revistën “Frontiers in Physiology” nga grupi i universitetit amerikan të Harvardit, i koordinuar nga Marie Mortreux. 

Me teknologjinë aktuale udhëtimi në Mars merr rreth gjashtë muaj, gjatë të cilit muskujt dhe eshtrat e astronautëve i nënshtrohen dobësimit, siç kanë përjetuar astronautët pas muajve të kaluar në orbitë në Stacionin Hapësinor.

“Pas tri javëve të para në hapësirë ëdisa muskuj fillojnë të dobësohen. Për t’u mundësuar astronautëve të veprojnë në mënyrë të sigurtë në misionet e gjata, siç janë ato në Mars, nevojiten strategji adekuate të zbutjes. Një dietë e saktë mund të jetë një nga çelësat, së bashku me trajnimin fizik’’, theksoi Mortreux.

‘’Resveratroli ka treguar rezultate të mira te kaviet duke nxitur rritjen e muskujve nëpërmjet rritjes së ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe ne mendojmë se një dozë e vogël ditore me verë mund të jetë e dobishme për astronautët’’, përfundoi ajo.

(Kosova Sot Online)