Komunikimi i parë telepatik: një indian i dërgon e-mail një francezi përmes fuqisë së mendjes

  • 23 July 2019 - 08:27
Komunikimi i parë telepatik: një indian i dërgon e-mail një francezi përmes fuqisë së mendjes

Makinat me senzorë të valëve të trurit tash e një kohë të gjatë janë përdorur për të kontrolluar pothuajse gjithçka nga helikopterët deri te lojërat kompjuterike. Tani kjo teknologji ka shkuar një hap me tej, duke ua mundësuar njerëzve nga India që të dërgojnë e-mail te kolegët e tyre në Francë përmes përdorimit të fuqisë së mendjes. Hulumtuesit kanë përdorur mjetet e njohura si EEG për të incizuar fjalët 'hola' dhe 'ciao' drejtpërdrejt nga truri dhe më pas këto fjalë janë konvertuar në njësi binare. Në sistemin e njohur si EEG, energjia elektrike e trurit është e lidhur me mendime të ndryshme, të cilat më pas shndërrohen në sinjale kompjuterike.

Kompjuteri më pas analizon sinjalet dhe kontrollon veprimet. Në studimin e fundit, të publikuar në 'Plos One', shkencëtarët kanë vendosur që në vend të kompjuterit të përdorin një tjetër tru. Në testin fillestar, mesazhi është dërguar nga truri i një vullnetarit në Indi te truri i një vullnetarit tjetër në Strasburg të Francës. Më pas janë bërë edhe teste të tjera me vullnetarë nga Franca e Spanja dhe shkencëtarët kanë thënë që njerëzit për herë të parë kanë dërguar mesazhe pothuajse drejtpërdrejta nga truri në tru.  

(Kosova Sot Online)