Zbulohet sekreti i Nasa-s: Gërmadhat e alienëve në hënë

  • 24 July 2019 - 08:50
Zbulohet sekreti i Nasa-s: Gërmadhat e alienëve në hënë

Ish-zyrtari i NASA-s, Ken Johnston, kohët e fundit ka bërë disa deklarata sensacionale. Ai ka thënë se astronautët e SHBA-së kishin gjetur në hënë rrënojat me origjinë jo tokësore, si dhe një teknologji të panjohur më parë për ta kontrolluar gravitacionin, me rastin e lansimit të tyre në Hënë.

Astronautët e kishin fotografuar objektin që e kishin gjetur, por NASA e kishte urdhëruar Johnstonin që t’i shkatërronte ato pamje. Pohimet mahnitëse të Johnstonit tash së fundmi janë paraqitur në një libër të ri, “Dark Mission – the Secret History of NASA”. Kualiteti i dobët i fotografive, të përfshira në këtë libër, paraqesin gërmadha të ndërtesave, ku disa prej tyre janë të bëra edhe nga qelqi. Vërehen edhe disa kështjella që notojnë në ajër. Mahnitëse, apo jo? 

(Kosova Sot Online)