Vajza që vdiq për 23 orë, vizitoi parajsën dhe ferrin

  • 29 July 2019 - 15:24
Vajza që vdiq për 23 orë, vizitoi parajsën dhe ferrin

Angelica Elizabeth Zambrano Mora, një 18-vjeçare nga Ekuadori, pretendon që është ndarë nga kjo jetë për 23 orë dhe gjatë kësaj periudhe, nën shoqërinë e Jezu Krishtit, ka vizituar ferrin, parajsën dhe ka parë fundin e kohërave. Megjithatë, ajo thotë që për shumicën e kësaj kohe ajo ka qenë në ferr, ku ka parë një numër të madh njerëzish, disa prej të cilëve i ka njohur nga përditshmëria, e disa të tjerë nga televizioni. “Zoti më ka dërguar në një vend nga ku unë kam pasur mundësi që ta shikoja një femër teksa digjej në flakë dhe bërtiste më të madhe, duke i kërkuar falje Zotit, mirëpo ky i fundit ia kthente: ‘është tepër vonë’.

Në fakt, pasi që jam afruar edhe më shumë, e kam parë që gruaja që po digjej ishte një këngëtare sataniste, e cila më thoshte mua që kur të kthehem në botë përsëri t’u them njerëzve që t’i mos i dëgjojnë më këngët e saj, sepse sa herë që ata këndojnë këngët e saj, vuajtjet e saj shtohen. Më pas, Krishti më ka udhëhequr drejt një vendi tjetër në ferr, ku njerëz të njohur këndonin e kërcenin në zjarr, mirëpo zëri i tyre ishte i tmerrshëm, trupat e tyre ishin të mbuluar me plagë të marra nga flaka, ndërsa nuk kishte asnjëri në atë vend që nuk i kërkonte falje Zotit dhe që nuk i premtonte që, sikur të kthehej edhe një herë në jetë, do të përmirësohej në çdo aspekt. Pasi që ecëm nëpër ferr për një kohë, unë nga kureshtja pyeta se nga ku futeshin njerëzit në këtë vend mjerimi, dhe Zoti më çoi tek një vend, që dukej sikur një lloj tuneli. Aty unë pashë shumë njerëz, për të cilët e ndieja që janë nisur në drejtim të këtij vendi të tmerrshëm.

Ata ishin të lidhur me pranga në duar dhe në këmbë, ndërsa në shpinë mbanin një çantë hekuri, që dukej të jetë shumë e rëndë. Në mesin e turmës unë pashë dy kushërinj të mi, të cilët unë i njihja fare mirë. Ata në jetë janë shumë të sjellshëm e të mirë, mirëpo zoti i madhërishëm më tha që ata janë gënjeshtarë dhe që unë isha e detyruar, që pasi të kthehem, t’ua tregojë atyre të vërtetën, dhe nëse ata nuk do të më dëgjonin, atëherë faji do të ishte i tëri i tyre. Mirëpo, nëse unë nuk marr mundin për t’ua shpjeguar, atëherë edhe unë do të jem në mesin e mëkatarëve të mëdhenj. Kur shihja të gjithë këta njerëz duke vuajtur, në mendje me shkoi që Krishti nuk i donte këta njerëz, mirëpo, pa folur gjë, ai m’u drejtua dhe më tha: ‘Bija ime, unë i dua të gjithë njerëzit, i dua edhe mëkatarët, mirëpo nuk e dua mëkatin’ ”.

(Kosova Sot Online)