Misteri i shoqërisë misterioze Masone

  • 31 korrik 2019 - 08:09
Misteri i shoqërisë misterioze Masone

Masonëria e Lirë është një vëllazëri (ndalohet hyrja e femrave, pasi sipas masonëve ato nuk mund të ruajnë sekretin) ndërkombëtare, origjina e të cilës vjen sipas disave nga shekujt 16-17 kurse disa të tjerë mendojnë se origjina e masonëve vjen nga vitet 3000, para Krishtit, në kohën e Mbretit Solomon.

Vetë masonët deklarojnë se origjina e tyre vjen nga Tempulli i Solomonit, e më saktë nga dita e vrasjes së arkitektit të këtij tempulli, Hirami Abifit nga një grup prej 3 personash. Mesa duket Hirami, arkitekt me famë, kishte kirjuar një sistem të përçimit të dijes mbi këtë profesion duke krijuar 3 kategori :1)Fillestari, 2)Nxënësi artizan dhe 3)Mjeshtri i Madh.

Një grup prej 15 nxënësish konspiruan për ta detyruar Hiramin tiu tregonte sekretin, por ndërsa 12 prej tyre e braktisën planin ogurzi, 3 të tjerë e vazhduan atë. Hirami nuk ua tregoi sekretin dhe ata e vranë. Mason do të thotë ndërtues, dhe prandaj shumë studiues mendojnë se vëllazëria u krijua nga ndërtuesit mesjetarë me qëllim ruajtjen e zanatit të tyre.

Kur organizata e u gjend në vështirësi aty nga shek.15, ndërtuesit pranuan të fusin në vëllazëri edhe njerëz që nuk kishin lidhje me këtë zanat, dhe prandaj vëllazëria filloi të njihej si Masonëri Spekulative. Masonëria e Lirë sot ekziston në disa forma në të gjithë botën, me një anëtarësi prej afro 6 milionë anëtarësh.

Vëllazëria është e ndarë në Lozha të Mëdha (tempujt e masonëve, ku ata mblidhen maksimumi 1 herë në vit) që udhëhiqet nga Mjeshtri i Madh, por ato nuk kanë një kryetar të përbashkët, siç kanë për shembull kishat katolike, Papën e Vatikanit. Lozhat masone kanë ekzistuar në Skoci që në shek. 16. Lozha e Parë e Madhe, Lozha e Madhe e Anglisë (Modernët) u krijua më 24 qershor 1717, nga bashkimi i 4 lozhave të vogla të Londrës.

 Megjithatë disa lozha të tjera, krijuan një lozhë të madhe rivale e cila u quajt Lozha e Madhe e Lashtë e Anglisë (Të Lashtët). Këto dy lozha luftuan mes tyre për supremaci derisa u bashkuan më 25 nëntor 1813, duke formuar kështu Lozhën e Madhe të Bashkuar të Anglisë (LMBA). Masonëria në Amerikë filloi në vitet 1730′, dhe aty u ruajt ndarja midis Modernëve dhe Të Lashtëve.

Që nga ajo kohë pjesë e Masonërisë kanë qenë burrat më të shquar të Amerikës, duke filluar me George Ëashingtonin, Heroi i Luftës për Pavarësi dhe Presidenti i Parë i SHBA, Benjamin Franklin, Graham Bell, Bill Gates, Neil Armstrong, Abraham Linkoln etj.

Sigurisht Masonëria amerikane ka edhe anët e saj negative, pasi ajo mendohet se është frymëzuesja e organizatës famëkeqe raciste Ku Kluks Klanit. Në Angli mendohet se Xhek Kasapi, njeriu që terrorizoi Londrën me vrasjet makabre, ishte mason. Në Europën kontinentale, autoriteti mason më i vjetër është Orienti i Madh i Francës (OMF) që u krijua në vitin 1728. Megjithatë pjesa më e madhe e masonëve anglofonë i kanë prerë marrëdhëniet me OMF, pasi në vitin 1877, ajo hoqi nga Statuti nenin që thoshte se në Masonëri, pranohen vetëm ata që besojnë tek Zoti, duke bërë që në organizatë të pranohen edhe ateistët.

Lozha e Madhe Kombëtare e Francës (LMKF) është aktualisht e vetmja lozhë franceze që ka marrëdhënie të rregullta me LMBA. Për shkak të kësaj ndarjeje Masonëria e Lirë thuhet shpesh se përbëhet nga 2 degë : LMBA (Lozhat e Mëdha) dhe OMF (Orientat e Mëdhenj). OMF-ja mbizotëron kryesisht në vendet Latine (Francë, Itali, Spanjë, Portugali, Zvicër, Amerikë e Jugut), kurse pjesa tjetër e botës mundohet që të ndjekë rrugën e LMBA-së.

(Kosova Sot Online)