Zbulohet një qytet 2000 metra nën det

  • 31 July 2019 - 08:33
Zbulohet një qytet 2000 metra nën det

Ishte viti 1965. Një anije kërkimore e quajtur “Anton Brunn” ishte duke hulumtuar fundin e detit në brigjet e Perusë. Operatori i kërkimeve e thirri kapitenin.

“Nuk di si ta shpjegoj këtë”, kishte thënë ai. “Fundi i detit këtu është i tëri në baltë, por aparati po tregon objekte me forma të ndryshme”. Kapiteni i tha që ta fuste një kamerë poshtë, nën ujë. Në një thellësi prej rreth 2000 metrash u zbuluan shtylla dhe mure të larta, ku në disa prej tyre dukej sikur kishte mbishkrime të ndryshme.

Ekipi nuk mund të besonte se kjo ishte e vërtetë. Nuk mund të besonin se mund të ekzistonte një qytet i fundosur në një thellësi më të madhe se 1000 milje. Si duket bëhet fjalë për ndonjë qytet para Përmbytjes së madhe të profetit Nuh.  

(Kosova Sot Online)