Çka ndodhi në Zonën 51 të Britanisë?

  • 31 July 2019 - 08:35
Çka ndodhi në Zonën 51 të Britanisë?

Incidenti në Rendlesham ka një numër aq të madh të dëshmitarëve të besueshëm, si dhe një numër të madh të dëshmive fizike, sa që është vështirë të mohohet. Prandaj, shtrohet pyetja se ku janë alienët e Rendleshamit? A ishin ata pasardhës të njerëzve, ndoshta nga një kohë më e përparuar prej 1 milion vjetësh?

Apo, mos ishin ata vizitorë nga një botë tjetër? Incidenti malor në Rendlesham është emër që përdoret për një varg të regjistrimit të dritave enigmatike dhe me aterrimin e një apo më shumë fluturakeve me origjinë të panjohur në malin Rendlesham, Sufolk, Angli, në fund të dhjetorit të vitit 1980, afër një kazerme të ushtrisë amerikane.

Për tri ditë me radhë ushtarët ishin dëshmitarë të UFO-ve të shumta në qiell. Por, më pas, si autoritetet amerikane, po ashtu edhe ato angleze, u akuzuan se kishin fshehur një pjesë të madhe të të dhënave.  

(Kosova Sot Online)