Çka është super-perceptimi?

  • 03 August 2019 - 10:22
Çka është super-perceptimi?

Pjesa më e madhe e njerëzve, të paktën një herë në jetë, e kanë provuar, apo do ta provojnë hiper-perceptimin.

Ky fenomen zakonisht paraqitet kur njerëzit shkojnë në një vend ku nuk kanë qenë kurrë dhe kanë një ndjenjë të fuqishme të familjaritetit, sikur të kishin qenë aty edhe më parë.

Kjo nuk duhet të përzihet me fenomenin “déjà vu”, i cili përbëhet vetëm nga një moment i shkurtër kur duket se diçka keni parë, apo bërë më parë.

Hiper-perceptimi është përjetim më i gjatë dhe më stabil, gjatë të cilit njeriut i duken gjësendet dhe vendi tepër i njohur, por nuk mund t’ju kujtohet kur e kanë vizituar atë vend, apo a e kanë vizituar me të vërtetë, apo jo.

Guidat turistike tregojnë se ka turistë që me saktësi dinë se ku ka qenë ndonjë gjë ndryshe, me rastin e vizitimit të vendeve interesante edhe nëse ajo është vizita e tyre e parë në atë vend.

(Kosova Sot Online)