Zhduken në mënyrë serioze pë 7 orë

  • 10 August 2019 - 09:21
Zhduken në mënyrë serioze pë 7 orë

Një shofer dhe udhëtari i tij janë zhdukur në mënyrë të mistershme për disa orë, e pasi që ishin parë përsëri, nuk iu kujtohej asgjë çka iu kishte ndodhur gjatë asaj periudhe kohore. 

Ata dy kishin pësuar ndeshje, me ç'rast vetura e tyre ishte rrokullisur poshtë, në një greminë, por kur punëtorët e ndihmës së shpejtë shkuan në vendin e ngjarjes, ata mbetën të habitur pasi që vetura ishte bosh. Njerëzit thjesht ishin zhdukur. Ata i kërkuan edhe në afërsi, por pa rezultate. Misteri vetëm sa u bë edhe më i madh, kur pas rreth shtatë orësh, njerëzit u shfaqën pa pritë e pa ditë në një fushë plot me gomarë.

Vendi ku ndodhi kjo ngjarje, qyteti Rosuell, Nju Meksiko, njihej edhe më parë për faktin se aty, sipas shumë njerëzve, në vitin 1947 ishte rrëzuar një UFO. Nuk dihet me saktësi se çka iu ka ndodhur dy njerëzve në fjalë, por sipas raportit të policisë, ata ishin të dehur tapë dhe supozohet se vetë janë larguar nga vendi i aksidentit. E çuditshme paksa, apo jo?

(Kosova Sot Online)