UFO shihet në sipërfaqe të kometës

  • 13 August 2019 - 08:43
UFO  shihet në sipërfaqe të kometës

Një numër i konsiderueshëm i UFO-ve janë parë në sipërfaqen e kometës 67P Churyumov Gerasimenko nga anija kozmike “Rosetta”. Me anë të pajisjeve të sofistikuara, UFO-ja është përcjellë se ku do të ateronte dhe çka do të bënte.

Në fakt, sapo është bërë e ditur se UFO-ja ka aterruar. Në internet është paraqitur një foto, e cila ka rezolucion të madh dhe në të shihet qartë një objekt metalik, apo të paktën që duket si i tillë. Shumë ueb-sajte e kanë mbështetur këtë ide, duke shtuar se me të vërtetë kemi të bëjmë me një UFO, respektivisht me një objekt të paidentifikuar fluturues. Një gur që duket më i errët derisa metalet duket se ofrojnë një shkëlqim, duke e reflektuar dritën e diellit.  

(Kosova Sot Online)