Zbulohen dokumente rreth pranisë së alienëve në Tokë?

  • 13 August 2019 - 08:45
Zbulohen dokumente rreth pranisë së alienëve në Tokë?

Është zbuluar një raport shumë intrigues rreth dokumenteve qeveritare amerikane, të cilat konfirmojnë ekzistimin e jashtëtokësorëve. Ekziston edhe një dokument tronditës i FBI-së nga viti 1947 rreth qenieve ndërdimensionale që jetojnë në Tokë.

Ueb sajti i FBI-së përmban një dokument publik në internet, i cili mban numrin 6751, ku drejtorit të agjencisë qeveritare, Edgar Hover, i raportohej se, në mesin tonë, jetonin krijesa ndërdimensionale, gjigante, të cilat nuk vijnë nga ndonjë planet i caktuar. Në internet ka filluar të qarkullojë një video në lidhje me këtë temë. Ajo që nuk kuptohet mirë është se çka kanë nënkuptuar ata me shprehjen “nuk vijnë nga ndonjë planet i caktuar”.

A kanë dashur të thonë se nuk e dinin nga vinin alienët, se ata nuk vinin nga jashtë Tokës, apo se ata vinin nga planetë të ndryshëm, pra jo vetëm nga një planet i caktuar. 

(Kosova Sot Online)