Britania publikon dosje rreth ufo-ve

  • 15 August 2019 - 08:29
Britania publikon dosje rreth ufo-ve

Qeveria britanike ka vendosur që të publikojë edhe një grup tjetër të dokumenteve të cilat dikur ishin sekrete dhe që kanë të bëjnë me UFO-t. Ky lajm vjen pasi që më parë ishte thënë se, pas kërkesës për Liri të informimit, ishin publikuar tanimë të gjitha dosjet në lidhje me fenomenin e UFO-ve.

Ky grup i dokumenteve do të vazhdojë që të publikohet deri në fund të këtij viti. Ish-hetuesi i UFO-ve, Nick Pope, thotë se fakti që qeveria më parë kishte thënë se i kishte publikuar të gjitha dokumentet në lidhje me këtë temë, e tani del me dokumente të tjera, është shumë i turpshëm.

Ai thotë se tani del që teoricienët e konspiracioneve, të cilët thoshin se nuk besonin në sinqeritetin e qeverisë, paskan pasur të drejtë. Të 18 dosjet që do të publikohen përfshijnë rrëfimet e specialistëve të radarit dhe të Stafit të inteligjencës së mbrojtjes, një organi mjaft sekret. Prandaj, priten zbulime interesante në këtë temë. 

(Kosova Sot Online)