Zbulohet dinozauri i një specieje të re

  • 15 August 2019 - 08:31
Zbulohet dinozauri i një specieje të re

Në mesin e fosileve të magazinuara prej më shumë se dy dekadash, janë gjetur eshtrat e një specieje të re të dinozaurëve. Të nxjerra nga formacionet gurore të Jutas, në Nelsen, fosilet kanë qëndruar në një muze ku kishin qëndruar nga vitet 1990, duke pritur vlerësimin e tyre.

I quajtur Rhinorex condrupus, dinozauri me turi si të patës ishte rreth 9 metra i gjatë dhe peshonte rreth 4000 kile. Ai posedonte një "hundë" aq të madhe, sa që ka marrë edhe emrin "Hunda e mbretit". "Ne kemi gjetur thuajse kafkën në tërësi, gjë që është mrekullia vetë", thotë Dr. Terry Gates. "Por, përgatitjet ishin tepër të mundimshme. U deshën dy vjet për ta marrë fosilet nga gurët ranorë, ku ishin ngujuar. Ishte njësoj sikur ta nxirrje kafkën e dinozaurit nga një rrugë e çimentos". Besohet se ky dinozaur barngrënës ka jetuar në periudhën e vonshme të Kretaceut. 

(Kosova Sot Online)