Qyteza e pushtuar nga shpirtat (1)

  • 15 gusht 2019 - 15:04
Qyteza e pushtuar nga shpirtat (1)

Ngjarjet misterioze që ndodhën në një qytezë afër Londrës, edhe sot e kësaj dite kanë mbetur të pashpjegueshme.

Qyteza Batersi, e cila gjendet në jug të Londrës, me të vërtetë është mbresëlënëse. Në rrugët 'Eland' dhe 'Uajklif', shtëpitë thuajse të gjitha janë të ngjitura me njëratjetrën. Por, në sy bien dy shtëpi dykatëshe, me tulla dhe baltë. Që të dyja këto shtëpi kanë një të kaluar të errët. Ja disa nga rrëfimet e vërteta në lidhje me rastet e pushtimeve nga shpirtrat në qytezën Batersi Fillimi i vuajtjeve të familjes Robinson Vjeshtë e vitit 1927. Në një natë të ftohtë nëntori, anëtarët e familjes Robinson i shqetësuan disa zhurma të mëdha. Ishin ato zhurma të qelqit që thyhet dhe sikur kur gurët bien në ujë. Këta zëra vinin nga jashtë. Frederick, i biri 26 vjeçar i pronarit të shtëpisë, Henry, shkoi për të parë se çka ishte duke ndodhur. Ai pa se në verandën e ngjitur për shtëpie ishin duke rënë copa të qymyrit, duke i thyer xhamat.

Ai vërejti se, përpos copave të qymyrit, binin edhe ca monedha, qindarka. Këto "të reshura" vazhduan me ditë të tëra, pa e ditur kush shkakun e tyre. Frederick, bashkë me motrat e tij Kate, Lillah dhe me vejushën Perkins vazhdonin me përpjekjet për gjetjen e shkaktarit të kësaj ndodhie. Të gjithë ata mendonin se kjo ishte vepër e dikujt që bënte shaka të pakripa. Pasi që kaluan disa ditë, e ata nuk gjetën asnjë shpjegim, Robinsonët vendosën që ta kërkonin ndihmën e policisë. Në këtë kohë, për ta studiuar këtë mister, u kyç edhe Harry Price, president i grupit londinez për hulumtime paranormale, "The Ghost Club". Policët dyshues, si gjithmonë Policët menjëherë filluan të dyshonin se vetë Frederick-u ishte përgjegjës për këto ndodhi. Ata e morën atë për t'ia bërë një vlerësim psikologjik në spital. Por, pjesëtarët e tjerë të familjes e dinin se Frederick-u nuk ishte fajtor. Për këtë shkak, aktiviteti paranormal vazhdoi në shtëpi edhe pasi që policia kishte marrë me vete Frederick-un. Gjatë një vizite në shtëpi, Harry Price kishte marrë vesh nga vejusha Perkins se kishte gjetur në një rast të gjitha karriget të renditura në një rresht të drejtë.

Në një rast tjetër, i cili e kishte frikësuar shumë atë, derisa ishte duke e përgatitur tryezën për të ngrënë, përnjëherë të gjitha karriget "hipën" mbi tryezë. Familjarët e tjerë po ashtu ishin frikësuar dhe që të gjithë kishin dalë jashtë. Pasi që ishin kthyer, kur kishin dashur që t'i rregullonin karriget, kishin parë se ato ishin tepër të rënda. Më pas familjarët kishin filluar të dëgjonin zëra dhe zhurma të çuditshme, gjë që dmth se aktivitetet paranormale vetëm sa ishin shpeshtuar dhe pasuruar. Ashtu sikur që kishin filluar papritmas, këto aktivitete po ashtu edhe u ndalën përnjëherë. Por, familjen Robinson e prekën disa ndodhi të tjera fatkeqe, por jo të natyrës paranormale. Më pas dukej sikur në Batersi u kthye sërish qetësia. 

(Kosova Sot Online)