UFO-ja mbi Kaliforni zhduket në një "portë" sekrete

  • 17 August 2019 - 08:41
UFO-ja mbi Kaliforni zhduket në një

Një dëshmitare nga Kalifornia, në Riversajd, thotë ta ketë parë një UFO të bardhë e të shkëlqyeshme, me skaje të kaltra, të mbyllëta, duke mos bërë asnjë zhurmë derisa lëvizte. Gruaja ishte ulur në një karrige dhe ishte duke medituar rreth orës 9:30 pasdite, kur e pa objektin duke fluturuar për herë të parë. Më pas, objekti kishte qëndruar pa lëvizur për 15 deri 20 sekonda.

UFO-ja më pas u zhduk, por jo duke u larguar me shpejtësi, sikur që ndodhë zakonisht, por hyri në një portë në qiell. Dëshmitarja thotë se pamja që pa, ishte interesante dhe tepër e bukur. Kalifornia, përndryshe, është një vend i cili ka një numër të madh të UFO-ve të raportuara. Në një shkallë nga 1 deri në 5, ku 5 është shkalla më e lartë e pamjes së UFO-ve, Kalifornia ka shkallën 3. 

(Kosova Sot Online)