Shkolla e dreqit në Florida

  • 17 August 2019 - 11:07
Shkolla e dreqit në Florida

Kjo nuk është shkolla e vetme e braktisur në SHBA, por ajo që ndikoi që shkolla ta merrte "epitetin" shkolla e dreqit, ka të bëjë me legjendat e shumta urbane që qarkullojnë rreth saj. 

Ajo që dikur ishte Shkolla publike nr. 4, në vitet 1960 kishte përjetuar një shpërthim të ngrohtores, me ç'rast kishin vdekur disa nxënës dhe arsimtarë. Sallat më pas u pushtuan nga shpirtrat e këtyre të vdekurve, prandaj arsimtarët refuzonin ta mbanin mësimin aty. Për këtë shkak, autoritetet u detyruan ta mbyllnin shkollën. Legjenda e dytë thotë se drejtori i shkollës ishte një kanibal sekret. Nxënësit të cilët i zinte gjumi gjatë orës së mësimit, dërgoheshin në zyrën e tij dhe më nuk shiheshin kurrë.

Legjenda e tretë thotë se një punëtor i sigurimit, i cili punonte në shkollë, një ditë u çmend, duke sulmuar dhe vrarë shumë nxënës. Sido që të jetë, në muret e kësaj shkolle tani mund të shihen simbole të satanistëve.

 

(Kosova Sot Online)