UFO që është shfaqur gjatë përgatitjeve të Forcave Ajrore Amerikane

  • 19 August 2019 - 08:25
UFO që është shfaqur gjatë përgatitjeve të Forcave Ajrore Amerikane

Walter Cronkite ka qenë fytyra e lajmeve në 'CBS' në periudhën 1962-1981, periudhë që është përshkuar me shumë ngjarje historike. Sipas Bill Knell-it, një hulumtuesi të famshëm të jetës së jashtëtokësorëve, Cronkite ka dëshmuar të ketë qenë pjesë e një ushtrimi të ushtrisë amerikane, ku për habinë e të gjithëve ishte shfaqur një UFO në formë disku.

Cronkite kishte thënë që objekti ka qenë rreth 20 metra në diametër dhe ka paru ngjyrë të hirtë. Kur forcat e ushtrisë ishin nisur në drejtim të objektit misterioz, Cronkite ka thënë që ai ishte ngritur nga toka për rreth dhjetë metra dhe nuk kishte lëvizur më tej, ndërsa ishte zhdukur në momentin kur kishin filluar të aderojnë aeroplanët ushtarakë, të cilët kanë qenë pjesë e përgatitjeve. 

(Kosova Sot Online)